Dua Lipa befasohet në shtëpi nga i dashuri pas ceremonisë së ‘Grammy’

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa mori vëmendje të madhe me paraqitjen joshëse në ceremoninë e “Grammy Awards 2021”.

Bukuroshja, e cila fitoi një çmim për ‘albumin më të mirë’, bëri një performancë të shkëlqyer duke interpretuar hitet: “Levitating” me DaBaby dhe “Don’t Start Now”.

Megjithatë, pas mbrëmjes prestigjioze ajo është befasuar në shtëpi nga i dashuri i saj, modeli Anwar Hadid.

Ky i fundit ka organizuar një festë në shtëpinë në Los Angeles dhe nga imazhet duket se i gjithë ambienti është zbukuruar me flutura e tullumbace shumëngjyrëshe.

Në një cep të shtëpisë po ashtu është shkruar edhe emri i Duas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme