Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së famshme dhe mezi po e mban vendi

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa i është bashkuar listës së ambasadorëve të markës së famshme të Puma-s. Të martën, marka njoftoi se ylli i popit është fytyra e re për veshjet e grave.

“Ne jemi të entuziazmuar të mirëpresim Dua-n në familjen tonë,” tha Adam Petrick.”Ne u tërhoqëm nga krijimtaria e saj, pasioni… Por më e rëndësishmja, ne u prekëm nga pasioni i saj për të hequr hendekun gjinor dhe të shikojmë përpara për ta mbështetur atë përmes disa iniciativave që kemi planifikuar së bashku. Ne mendojmë se ajo mishëron atë që konsumatori i sotëm po kërkon”.

Dua i bashkohet kështu të famshmëve të tjerë si Rihanna, Selena Gomez dhe Kylie Jenner, të cilat gjithashtu kanë nënshkruar për të qenë ambasadorë të Puma-s ndër vite.

Artistja me origjinë shqiptare gjithashtu vetë lajmin me fansat e saj në rrjetet sociale, ku shkroi se është shumë e lumtur rreth kësaj eksperience të re.

Jam shumë e lumtur të njoftojë se unë i jam bashkuar familjes @puma si ambasadorja e tyre e re!!! Mezi po pres që ju të shihni se çfarë kemi përgatitur për ju.

 Kjo vërteton edhe një herë faktin se suksesi i Duas po shkon gjithnjë drejt rritjes dhe tashmë renditet si një nga figurat kryesore në tregun ndërkombëtar.

Më 27 nëntor pritet të publikohet bashkëpunimi i shumëpritur mes saj me Miley Cyrus, i titulluar Prisoner.

Nga ana tjetër, Dua do të mbajë më 27 nëntor edhe koncertin e saj virtual në STUDIO 2054, nxitur nga kushtet e pandemisë dhe pas shtyrjes së turneut të saj.

Të ngjashme