Dua Lipa, Beyonce dhe Taylor Swift dominojnë në nominimet kryesore të Grammy

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Që është njëra ndër këngëtaret ndërkombëtare me sukses të padiskutueshëm, është padyshim Dua Lipa.

Artistja e njohur kohëve të fundit është duke mbërritur në majat e karrierës, teksa edhe çmimet për të nuk kanë të ndalur.

Pasi ditën e djeshme (e hënë) fitoi në “AMA 2020” çmimin e “Këngës më të preferuar Pop”, duket se Lipa po kryeson edhe në një eveniment tjetër.

Bëhet fjalë për “Grammy Awards 2021”, ku 25-vjeçarja po dominon së bashku me Beyonce dhe Taylor Swift.

Ndërkohë, ajo po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.

Nominimet e Dua Lipas:

Albumi i vitit

Future Nostalgia — Dua Lipa

Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit

Don’t Start Now

Kënga e vitit

Don’t Star Now

Performanca më e mirë POP

Don’t Start Now

Albumi më i mirë POP

Future Nostalgia

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme