Dua Lipa dhe Jaguar prezantojnë teknologjinë e re për muzikën

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 16:07 | Nga

Këngëtarja me renome botërore nga Kosova, Dua Lipa, flet nëpërmjet muzikës dhe bota e adhuron për këtë.

Por përtej të kënduarit ajo ka prezantuar bashkëpunimin me prodhuesin e njohur britanik të veturave – Jaguarin.

Në bashkëpunim me këngëtaren me origjinë shqiptare, do të prezantohet ‘epoka e re’ në teknologjinë e veturave për prodhuesit e rëndësishëm.

Lipa ka ndarë me të gjithë të rejat me anë të postimin të një videoje në Instagram.

“Jam shumë e emocionuar për këtë projekt mbi teknologjinë e re në muzikë duke bashkëpunuar me Jaguarin. Jam e sigurt që do e dashuroni atë që ne kemi krijuar dhe mezi po pres që ta prezantoj më 3 shtator”, ka shkruar Lipa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme