Dua Lipa do të performojë në të njëjtën skenë me Andrea Bocellin

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar në botë.

Ajo së fundmi do të performojë në të njëjtën skenë me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocellin.

Kjo u bë e ditur nga vetë muzikanti përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjetin social, Facebook.

“Data e dytë e edicionit të katërmbëdhjetë të teatrit italian “Teatro Del Silenzio”, që është planifikuar të mbahet të shtunën, më 27 korrik, 2019 në orën 8:30, ne jemi të lumtur të ju njoftojmë që ylli i muzikës pop Dua Lipa do jetë me Andrea Bocellin”, ka shkruar Bocelli në postimin e tij.Lexo po ashtu:Dua si gjithnjë shkëlqyese, publikohet videoklipi me Andrea Bocellin

Vlen të ceket se Lipa vitin e kaluar ka qenë pjesë e albumit të ri të Andreas, projekti i të cilëve titullohet “If Only”. /Telegrafi/

Të ngjashme