Dua Lipa e ftuar speciale në emisionin e famshëm amerikan

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 18:08 | Nga

Në “Saturday Night Live” më 3 shkurt është e ftuara speciale do të jetë edhe këngëtarja e famshme nga Kosova, Dua Lipa.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja në një postim në rrjetin social Twitter.

“Do të jem në ‘Saturday Night Live’ më 3 shkurt. Ndiej disa flutura të çmendura në stomak dhe jam shumë nervoze vetëm teksa po e shkruaj këtë. Është një ëndërr që po bëhet realitet. Dikush të më pickojë”, ka shkruar Lipa në Twitter.

“Saturday Night Live” është një emision komik amerikan i famshëm i cili transmetohet në NBC që prej vitit 1975.

James dhe John Belushi janë shqiptarët e parë që janë bërë pjesë e këtij emisioni, ndërsa Dua Lipa është e treta, transmeton tch.

Gjithashtu, në të njëjtën mbrëmje në këtë emision krahas Lipës e ftuar është edhe aktorja e njohur nga Hollywoodi, Natalie Portman.

Image

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme