Dua Lipa e surprizon moderatorin e njohur, i hyn natën në shtrat (Video)

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur me prejardhje kosovare, Dua Lipa, i ka përgatitur një surprizë moderatorit Jimmy Kimmel duke e lënë atë pa fjalë. Me ndihmën e bashkëshortes së Kimmel, Dua xhiroi videon e fshehtë së bashku me një grup kërcimtarësh, duke u futur në dhomën e gjumit të moderatorit teksa ai flinte.

Në video shihet Dua e cila hyn pa bërë zhurmë e më pas nis muzika me këngën e saj “Electricity” teksa këngëtarja shqiptare hidhet në shtratin e Kimmel.

Moderatori shihet i habitur nga surpriza dhe në fund Dua e pyet si ishte teksa shtrihet pranë tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme