Dua Lipa, e veshur e tëra me “Versace”

Prishtinë | 21 Shk 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare Dua Lipa po vazhdon t’i gëzohet suksesit të këngës së saj më të re “We’re Good”.

Kënga është pritur shumë mirë deri tani duke marrë shumë klikime në platformat ku tashmë është publikuar.

Dua është e njohur edhe për veshjet e saj më stil sa herë që paraqitet diku dhe këtë e dëshmon edhe më shumë shfaqja e saj në llogaritë e saj në Facebook e Instagram me veshje “Versace”.

Ajo shihet teksa mban një çantë të lëkurës e po ashtu edhe aksesorë të tjerë të markës së famshme botërore ndërkohë që fotove ua ka bashkëngjitur mbishkrimin “Vajza Versace”.

Image

Të ngjashme