Dua Lipa feston ditëlindjen, pamje nga festa (Video)

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 15:07 | Nga

Dua Lipa ka festuar 22-vjetorin e saj në një festë që ishte më “familjare” se shumica e atyre që organizojnë VIP-at në përgjithësi.

Një ditëlindje në kopsht, ku natyrisht pijet nuk munguan, por as ushqimet dhe muzika.

Madje duket se ishte një festë jo vetëm për të rritur, por për të gjithë familjen, siç duket edhe nga postimet e yllit të shumë hiteve në Instagram.

Ishte vetë kjo e fundit që publikoi në faqen e saj në Instagram video dhe foto, duke “përfshirë” fansat e saj në ditëlindje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme