Dua Lipa fiton dy çmime në “Los40 Music Awards”

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka fituar dy çmime kryesore në “Los40MusicAwards”, çmime që ndahen nga radiostacioni muzikor spanjoll “Los40”.

Lipa e ka fituar çmimin për albumin më të mirë ndërkombëtar dhe për këngëtaren më të mirë ndërkombëtare.

“Faleminderit për çdo gjë ‘Los40Spain’. Albumi më i mirë ndërkombëtar dhe artistja më e mirë ndërkombëtare”, ka shkruar Lipa ndër të tjera në Instagram.

Ajo ka thënë se shpreson që të kthehet sërish në një prej vendeve më të preferuara të saj në botë, në kryeqendrën e Spanjës, Madrid

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme