Dua Lipa fotografohet duke shëtitur në plazh me të dashurin dhe qenin e tyre

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka qenë duke shijuar kohën në Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kur u zhvendos në Kaliforni për të qenë më afër të dashurit të saj Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa shijoi një ditë pushimi në motin me diell në plazh me të dashurin e saj, 21 vjeçar, ndërsa morën qenushin e tyre të ri Dex për një shëtitje në Malibu, Kaliforni, të martën pas festimeve të 25 vjetorit të ditëlindjes.

Këngëtarja tregoi figurën e saj trupore të hollë veshur me një palë një bikini me dizajn me lule dhe një këmishë me shirita rozë, shkruan DailyMail.

Ajo i mbante flokët e saj të kapura lart, duke vënë në pah bukurinë e saj natyrale, pasi kishte vënë vetëm një dozë të vogël të makijazhit.

Dua dukej edhe më bukur teksa mbante në vesh një palë vathë të vegjël prej ari, ndërsa shëtiste përgjatë plazhit e zbathur.

Ndërkohë, Anwar, dukej se kishte veshur një kostum zhytjeje, por që e kishte hapur atë dhe lënë të veshur vetëm në pjesën e poshtme.

Shëtitja e tyre vjen pak javë pas raportimeve se çifti u shpërngulën së bashku në Los Angeles për të jetuar. 

Të ngjashme