Dua Lipa kërkon vota për Bernie Sandersin

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Dua Lipa u ka bërë thirrje fansave të saj amerikanë që të mobilizohen për të votuar kandidatin e Demokratëve për t’u nominuar për zgjedhjet e nëntorit në SHBA, Bernie Sanders.

Përmes një postimi në Facebook, Lipa thotë se SHBA-ja e meriton një udhëheqësi më të këndshme e më përfshirëse, duke lënë të kuptohet se udhëheqësia e tanishme nuk është e tillë.

“Çfarë ndodhë në Amerikë, nuk rri në Amerikë. E tërë bota po kërkon me zë të lartë një udhëheqësi më të butë e më gjithëpërfshirëse. Nëse jeni në një shtet të Super të Martës, ju lutem votoni për presidentin që të gjithë e meritoni”, ka shkruar Lipa në Facebook, duke bërë me dije se kërkesa e saj është që të votohet Bernie Sanders, raporton Koha.net.

14 shtete amerikane zgjedhin të martën kandidatin e tyre të preferuar demokrat që do të garojë për president të Shteteve të Bashkuara. Në garë për nominimin e Partisë Demokratike aktualisht janë pesë kandidatë. Bernie Sanders ka dalë i pari në disa zgjedhje të deritashme paraprake, ndërkaq Joe Bideni dhe Mike Bloomberg janë kandidatët kryesorë që e sfidojnë socialdemokratin.

Të ngjashme