Dua Lipa kthehet në flokëkuqe

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja ka eksperimentuar shumë gjatë qëndrimit në karantinë.

Dua Lipa njihet për eksperimentet që bën në pamjen e saj, ajo ka ndryshuar sërish stilin e flokëve, për çfarë mund të themi se nuk ka dështuar.

Në imazhet e ndara në profilin e saj në Instagram, këngëtarja prezanton stilin e ri të flokëve, ajo është kthyer në një flokëkuqe dhe kjo është mirëpritur edhe nga fansat të cilët lanë komente pozitive për këtë ndryshim.

Përndryshe, Dua është duke shijuar suksesin e albumit të fundit ‘Future Nostalgia’ me të cilën renditet në krye të toplistave botërore./ln

View this post on Instagram

🍓🍓🍓🍓

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Të ngjashme