Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate në Meksikë pas tërmetit që goditi vendin

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ishte në Meksiko dhe pati përvojën fatkeqe të një tërmeti të fortë që u ndje këtë të hënë në kryeqytetin e vendit prej 7.7 shkallë të Rihterit.

Dhe, një tjetër pasgoditje e fortë 6.9 shkallë të Rihterit, u dëgjuan vetëm në agim të së enjtes (22 shtator).

Këngëtarja, disa orë më parë kishte dhuruar një koncert në kryeqytetin meksikan, në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”.

“Rroftë Meksika! Jam shumë mirënjohëse, shumë e lumtur dhe shumë e emocionuar që jam këtu”, tha ajo gjatë performancës së saj në Foro Sol në Mexico City.

Lipa është shfaqur në skenë me një veshje jeshile. Ajo dukej plot energji dhe tha se ishte e lumtur që vizitoi Meksikën dhe ndjeu dashurinë e publikut dhe në fund të performancës së saj u drejtua në një klub nate ekskluzive në qytet, LooLoo Studio, ku u befasua nga tërmeti, shkruan Marca.

Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve.

Në video shfaqet këngëtarja britanike 27-vjeçare duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur. Ishte rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës lokale, pikërisht kur pati tërmet.

Të ngjashme