Dua Lipa me dy nominime në ‘NME Awards’

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa përkundër faktit që ishte jo edhe shumë aktive gjatë vitit 2019 në muzikë ka arritur që me një këngë të zë vend në nominimet e çmimeve më prestigjioze.

Viti 2019 nuk ishte edhe shumë aktiv për Dua Lipën sa i përket këngëve që ka sjellë gjatë këtij viti, por me projektin ‘Dont start now’ ajo u ngrit sërish në top lista.

Këngëtarja nga Prishtina ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram se është nominuar për dy çmime nga ‘NMË Awards’ një garë kjo e mbajtur në Britani që nga viti 1953 e formuar nga ‘Music Magazine.

Dua me ‘Dont start now’ do konkurroj për çmimet ‘Kënga më e mirë në botë’ dhe ‘Kënga më e mirë në Britani’.

Çmimet do të ndahen më 12 shkurt në ‘O2 academy Brixton’ dhe Dua Lipa padyshim është kandidatja kryesore për të dy çmimet.

Të ngjashme