Dua Lipa me poza atraktive nga New Yorku

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Ajo bëri histori duke u nominuar për herë të parë në dy kategori për çmimet “Grammy 2019”.

Dhe artistja shqiptare, Dua Lipa, bëri që edhe njëherë e gjithë vëmendje të kthehet nga ajo, duke iu referuar këtij suksesi.

Për momentin, Dua ndodhet bashkë me të atin e saj në New York, për shkak të eventeve në të cilat po merr pjesë atje.

Këngëtarja së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive, teksa pozon në New York.

Ajo duket mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtë blu, mbuluar me një xhaketë pellushi bardhë e zi.

Syzet e kuqe janë detaji që përsosin stilin e saj, për çka edhe artistja shqiptare është e njohur.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar.

Dua konkurron për dy çmime në “Grammy Awards 2018”, atë të “Këngës më të mirë ritmike” dhe “Artisten e re më të mirë”, në po të njëjtën kategori që është nominuar edhe shqiptarja tjetër e famshme, Bebe Rexha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme