Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në koncertin e Adele

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa, Kate Garraway dhe Alesha Dixon ishin pjesë e audiencës të mbushur me yje në koncertin e parë të Adelës në katër vjet në Londër të shtunën mbrëma.

Prezantuesja Kate, 54 vjeçe, dukej elegante dhe një jakë të zezë me pantallona të gjera të zi, teksa pozonte në tapetin e kuq, ndërsa këngëtarja Dua mahniti me një fustan rozë, të punuar nga stilistja Blumarine.

Dua mbante në dorë një çantë po ashtu ngjyrë rozë të kombinuar edhe me sandale me rripa.

Pas përfundimit të koncertit, krijuesja e hitit “New Rules” u pa duke u larguar nga eventi, shkruan DailyMail.

Rikthimi i shumëpritur i Adelës në skenë po regjistrohet si pjesë e një shfaqje speciale të ITV, të titulluar “An Audience With Adele”, e cila do të transmetohet të dielën më 21 nëntor.

Adele, e cila kohët e fundit ka lansuar muzikë të re për herë të parë pas gjashtë vitesh, do të performojë këngën e re “Easy On Me” në koncert, së bashku me këngë të reja nga albumi i saj i ardhshëm, “30” – në koncertin e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar pas katër vitesh.

Miqtë e famshëm të Adelës thuhet se u trajtuan në një bar falas në këtë ngjarje.

Më herët të shtunën, fansat e Adele u mblodhën jashtë Palladiumit të Londrës të shtunën për të parë një paraqitje të shkurtër të këngëtares përpara shfaqjes së saj të shumëpritur të rikthimit në kryeqytet.

Të ngjashme