Dua Lipa merr kurorën nga Adele

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 09:56 | Nga

Dua Lipa këtë javë ka siguruar pozitën e parë në toplistën britanike, duke i dhënë fund dominimit të meshkujve që prej vitit 2015.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova është e para femër që kur Adele me këngën Hello zuri këtë pozitë në tetorin e vitit 2015.

“New Rules” është kënga e parë e Duas që arrin pozitën e parë, ndërsa dy këngët tjera “No Lie” dhe “Be The One” arritën të siguronin topdhjetëshen e këngëve më të mira në Britani.

“Faleminderit për përkrahjen e New Rules – zyrtarisht jemi në vendin e parë! Faleminderit që e keni shpërndarë me shokë, që e keni dëgjuar e shkarkuar! Ju dua, kjo do të thotë shumë për mua”, ka thënë Dua Lipa.

Presidenti i studios së famshme muzikore Warner Bros. Records UK, ka shtuar: “Talenti i Duas kurrë nuk ka qenë në dyshim. Të jesh numër një në këtë fazë është një arritje e madhe në rrugëtimin e saj për t’u bërë pop-yll. Është rezultat i tre vjet pune të madhe dhe kreativiteti nga Dua dhe ekipi i Tap Managmentit, dhe krejt WB Recordsit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme