Dua Lipa ndër favoritet për të fituar çmime në “MTV EMA”

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Bukuroshja jonë është duke korrur suksese të njëpasnjëshme dhe një sosh ia ka bashkuar numrit të madh të tyre.

Zeshkania jonë ka treguar se është nominuar në katër kategori të ndryshme për çmimet “EMA MTV”.

https://www.instagram.com/p/BoxKO8vljmG/?utm_source=ig_embed

Ajo këtë gjë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instgram teksa ka kërkuar prej fansave që ta ndihmojnë duke ia dhënë votën.

” Nuk mund të besoj se jam emëruar për katër çmime. Ju mund të votoni për mua tani”, shkroi 23-vjeçarja në rrjetet sociale.

Prishtinasja më tutje ka treguar se është nominuar në kategoritë ‘Best Pop, ‘Best Artist’, ‘Best Look’ gjersa këtë vit ngjarja do të zhvillohet më 4 nëntor në qytetin spanjoll të Bilbaos.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

https://www.instagram.com/p/BpRc_9Wl_LG/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme