Dua Lipa në përkrahje të Bernie Sanders për president të SHBA-së

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka këshilluar fansat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të votojnë kandidatin për kryetar, Bernie Sanders.

Artistja 24-vjeçare ka publikuar një fotografi të Sanders në Instagram, të realizuar gjatë fushatës, teksa tha se e gjithë bota ka nevojë për një udhëheqje më të butë dhe gjithpërfshirëse.

“Çfarë ndodh në Amerikë nuk rrin vetëm në Amerikë. E gjithë bota ‘po qan’ për një udhëheqje më të mirë dhe gjithëpërfshirëse. Ju lutem votoni për presidentin që ju të gjithë e meritoni”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.

Dua ka qenë një kritike e madhe e Trumpit në të kaluarën. Prindërit e saj nga Kosova emigruan për në Londër në mes të luftës, dhe, siç i tha ajo “Guardian” në vitin 2018, ajo histori familjare ndikon në atë se si ajo i shikon politikat e Trumpit për emigracionin dhe refugjatët.

“Ju e kuptoni diçka në një nivel personal”, tha ajo. “Që asnjë refugjat të mos largohet nga vendi i tyre pa pasur nevojë”.

“Më vonë, unë mendoj se ne do të jemi në gjendje ta shohim shumë qartë, kur vendosim dikë si Trump në pushtet, çfarë doli keq”, shtoi ajo. “Dhe shpresa është që ne do të mësojmë prej asaj”.

Siç parashikohet, Bernie Sanders thuhet se do të fitojë në Kaliforni dhe tre shtete të tjera.

Ky i fundit dhe Joe Biden udhëheqin garën për t’u përballur me presidentin republikan Donald Trump në nëntor. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme