Dua Lipa në Prishtinë: Ëndrra ime u bë realitet, do t’i përkrahim talentet e rinj

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 11:59 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”. Prezente në këtë konferencë ishte dhe Dua Lipa, fituese e çmimeve Grammy dhe Brit Awards, raporton EkonomiaOnline.

Babai i Duas, Dugagjin Lipa, tha se qëllimi i kësaj konference është ndarja e një fondacioni prej 100 mijë eurosh për zhvillimin e të rinjve.

“E kemi Duan këtu pa të cilin nuk do të kishim mund të bëjmë shumë sene. Sot jemi mbledh për një ngjarje. Vjet i kemi mbledh 100 mijë euro të cilët i kemi jep për OJQ etj, qëllimi i fondacioni ka qenë të kemi një hapësirë cilat do të jenë në shërbim të të rinjve shqiptarë”, th ai.

Dua Lipa tha se është krenare që i është dhënë mundësia të kontribuojë për Kosovën.

Tha se ëndrra e saj tashmë është realizuar.

“Faleminderit krejt që keni ardh sot për krejt mbështetjen qelë kena ardh në Prishtinë, edhe për krejt Kosovën, kjo u kon një ëndërr e madhe se të rinjtë po duan me ardh se e din sa ka talent edhe munden me ardh edhe me shpreh talentin më këto hapësira, me jep mundësi edhe me bë diçka ma ndryshe. Me bë për ardhmërinë e rinisë. Ka qenë ëndërr po e shoh që po bëhet realitet edhe jam shumë krenare”, tha ajo.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se nënëshkrimi i kësaj marrëveshje do të mundësojë investimin e 150 mijë eurosh në krijimin e një kompleksi të ri për rininë.

“Krediti kryesor i shkon gjithë ekipit që kjo të jetë një kryeqendër në Ballkan e ndoshta në Evropë. Kam kënaqësinë që sot me Dugin dhe Duan për nënshkrimin e marrëveshjes me investim 150 mijë euro ku do të quhet ‘Sunni Hill akademi’ ku do të ketë studio etj, do të jetë komplet hapësirë e re” , tha ai.

E pyetur nëse do të performojë me Clevin Harris, Dua Lipa u përgjigj se nuk e di ende.

“ Se di”, u përgjigj ajo.

Bukuroshja me famë botërore tha se po punon që të sjell dicka të mriz këtë verë.

“Jam duke punuar shumë për me sjell muzikë të mirë sivjet. Për mu ka qenë e rëndësishme me u shkëput pak me muzikë të re, që me ardh ma ndryshe prej albumin të ri. Jam shumë krenare me punën që e kemi bërë me këngët e reja”, tha ajo.

Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë një bashkëpunim me Mile Crus.

Dua lipa e pyetur nga mediat u shpreh se ka gjasa që të bashkëpunojë me Mile Crus

“Ka gjasa që unë edhe Mile Crus të bëjmë diçka”, tha ajo.

 Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë. 

Në fund u ndanë mirënjohje për përkrahësit e festivalit për Policinë e Kosovës, Hotel Emerald, komunën e prishtinës, Kompanimë Bavaria, “Behxhet Pacolli Foundation”, Birra Pejën, Coca Cola e të tjerë.

Të ngjashme