Dua Lipa në qendër të vëmendjes edhe në “Bambi Awards”

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Pop-këngëtarja kosovare me famë botërore s’ka të ndalur. Ajo u bë pjesë e edicionit të 70-të të ceremonisë prestigjioze të ndarjes së çmimeve “Bambi Awards” në Gjermani, ku mori çmimin “International Music Award”.

Mediat ndërkombëtare e cilësuan Lipën bashkë me aktoren e njohur hollywoodiane, Penelope Cruz, yje të mbrëmjes. Përveç çmimit ajo u ngjit në skenë edhe për të kënduar një gërshetim të tri këngëve të saj të njohura, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nisi me hitin e saj të parë, “Be the One”, për të vazhduar më pas me hitin masiv “IDGAF” dhe e përfundoi me hitin botëror, “New Rules”, me të cilën edhe theu rekorde dhe hyri në histori duke qenë artisja më e klikuar e vitit 2017.

Lipa parakaloi në tepih të kuq e veshur me një fustan të gjatë mahniti me arritjen e saj në ceremoninë e çmimeve të “Bambi Awards” në Berlin të Gjermanisë të premten mbrëma, para se të ngjitej në skenë për të kënduar.

E Lipa me këtë trofe veç se ka vazhduar rrugën e sukseseve që i pati vetëm këtë muaj. Së fundmi ajo u ngjit në skenën e “MTV EMAs” në Bilbao të Spanjës ku edhe mori çmimin për pop-artisten më të mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme