Dua Lipa në reklamën e Google Pixel 2

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 14:00 | Nga

Përveç suksesit në muzikë, Dua Lipa tashmë ka filluar të jetë një nga yjet në prezantimin e produkteve të ndryshme të kompanive të mëdha.

Ajo është pjesë e reklamës së telefonit më të ri të Google, Pixel 2, transmeton Koha.net.

Keni pyetje për Pixel 2? Në këtë reklamë ka përgjigje të shumta për mundësitë që jep ky telefon i mençur i Google.

Tema e spotit është “Pyetni më shumë telefonin tuaj”, dhe pjesë e saj janë yje të ndryshëm si Dua Lipa, reperi Young MA, Salt Bae, meteorologun britanik Michael Fish, David LaChapelle, e animatorin Stoopid Buddies.

“Është një reklamë që feston dashurinë e Google për pyetjet dhe si na shtyjnë ato përpara dhe mënyra më perfekte është përmes përgjigjeve të përsosura nga Google Pixel 2. Tani është koha që të pyesni atë gjë të çmuar në xhepin tuaj dhe ‘pyetni më shumë telefonin tuaj’”, thuhet në materialin e publikuar për shtypin, raporton AdWeek.

Google Pixel 2 është lansuar më 4 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme