Dua Lipa nuk i ndahet të dashurit

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid, janë parë në lagjen SoHo, të New York-ut, të mërkurën pasdite.

Këngëtarja 24 vjeçare kishte të veshur një bluzë të verdhë ndërsa mbante duart me 20 vjeçarin gjatë shëtitjes së tyre.

Dua së fundmi ndryshoi ngjyrën e flokëve duke i kthyer ato në të verdhë, duke lënë të kuptohet se një epokë e re në muzikën e saj po vjen

“Një epokë e re! Faleminderit per durimin tuaj. Shihemi së shpejti”, shkroi Dua.

anwar hadid dua lipa match hair now nyc 024364450

Të ngjashme