Dua Lipa nuk ka të ndalur, fiton çmimin prestigjioz

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, prej shumë kohësh qëndron në top listat botërore dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur. Së fundmi këngëtarja ka fituar një çmim të rëndësishëm në “Latin American Music Award” si ‘Favorite Artist-Crossover’.

Dua lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku u shpreh tejet e lumur për këtë sukses dhe i falënderoi të gjithë.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total nga pandemia e virusit COVID-19.

“Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë për sa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.


Këtë lajm e bëri të ditur vetë Dua, ku nëpërmjet një postimi në InstaStory ku është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje të sajën.

Të ngjashme