Dua Lipa paralajmëron këngë të re me videoklip për këtë javë

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 13:35 | Nga

Këngëtarja me renome botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të lansojë këngë të re me videoklip.

Lipa, përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se këngën e re me videoklip do ta lansojë më 6 shtator.

Ajo, po ashtu, është shprehur se ndjehet shumë e gëzuar me këtë këngë dhe se mezi pret që t’ia tregojë publikut.

“Elektricitet. 6 shtator. Kënga e re dhe videoklipi janë duke ardhur. Jam shumë e gëzuar për ju që ta shihni këtë”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Kënga e re do të jetë në bashkëpunim me artistët Mark Ronson dhe Diplo.

Gjithashtu, siç mund të shohim nga fotografia, Dua Lipën e shohim për herë të parë me flokë të bardha.

View this post on Instagram

⚡ELECTRICITY. 4 DAYS. ⚡@iammarkronson @diplo

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme