Dua Lipa pas fitimit të dy çmimeve “Grammy”: Jam mirënjohëse ndaj të gjithëve

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që shpërblehet me dy çmime “Grammy”.

Por, 23-vjeçarja gjithashtu triumfoi edhe një ndër kategoritë më të mira të ceremonisë, atë të kategorisë “Artisti i ri më i mirë”.

Pas këtyre arritjeve jetësore ka folur përmes rrjeteve sociale edhe vetë protagonistja duke thënë se ndihet e lumtur dhe krenare.

“Unë jam një artiste me dy çmime grammy të fituara!!!! Jam e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Po u dërgoj dashuri shumë fansave të mi, familjes sime, ekipiy tim dhe të gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë vërtetë! FALEMINDERIT!!”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Bukuroshja jonë fillimisht fitoi në ë kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj të suksesshme “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Theksojmë se në kategorinë “Artistja e re më e mirë” ishte e nominuar edhe shqiptarja tjetër e suksesshme, Bebe Rexha.

Kjo e fundit ishte e nominuar “Dueti më i mirë i zhanrit country”, por që këtë çmim e kanë fituar Dan dhe Shay me këngën e tyre “Tequila”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme