Dua Lipa performoi mbrëmë me Calvin Harris

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Edhe pse nuk e konfirmoi në konferencën për media kur erdhi në Prishtinë, Dua Lipa mori në dorë mikrofonin dhe performoi bashkë me DJ e njohur në botë, Calvin Harris.

Dyshja kënduan hitin e tyre “One Kiss” që numëron miliona klikime dhe dëgjime në platformat online.

Mbrëmë ishte nata e fundit e festivalit Sunny Hill në parkun e Gërmisë, ku atmosfera për tre netë rresht ishte e paharruar.

Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris dhe shumë artistë të tjerë të huaj dhe shqiptarë, bashkë kanë krijuar një festival i cili do të mbahet mend shumë gjatë, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme