Dua Lipa përmbledh sukseset e vitit 2018 përmes këtyre imazheve

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa përmes disa fotografive ka përmbledhur sukseset e arritura gjatë këtij viti.

Dua Lipa këtë fundvit ka zgjedhur të pushojë në Ishujt Bahame bashkë me të dashurin dhe familjen e saj, shkruan lajmi.net.

Por, meqë është larg angazhimeve në profesion, këngëtarja ka gjetur pak kohë t’i kthehet imazheve që tregojnë sukseset e arritura gjatë këtij viti.

Në këtë mini-album, këngëtarja ka përmbledhur disa suksese të saj, por janë edhe shumë të tjera që ajo i arriti këtë vit.

Nga performanca në “Billboard Music Awards”, pjesëmarrja në “Birtish Awards” deri tek performanca madhështore në “Champions League”, Dua ka renditur arritjet e saj.

View this post on Instagram

2018 recap PART2 of 4!! ????

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme