Dua Lipa përveç se e nominuar, edhe do të përformojë këtë të dielë në “Grammy”

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa do të jetë njëra prej artistëve që do të përformojnë këtë të dielë në ceremoninë e çmimeve prestigjioze muzikore “Grammy Awards”.

Revista “People” shkruan se Dua do të jetë në mesin e Taylor Swift, Cardi B e Billie Eilish që do të performojnë në këtë ngjarje të madhe.

Këngëtarja nga Kosova është po ashtu e nominuar në gjashtë kategori të cilat janë: “Record of the Year”, “Album of the Year”, “Best Pop Vocal Album”, “Song of the Year”, “Best Pop Solo Performance” dhe “Best Pop Duo/Group Performance”.

Kujtojmë se Dua kishte shpërthyer në lot kur kishte kuptuar për gjashtë nominimet e këtij viti.

Ndërkohë, në ceremoninë e vitit 2019 të “Grammy”, këngëtarja 25 vjeçare kishte rrëmbyer dy trofe.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme