Dua Lipa pozon përkrah reperit shqiptar, ndoqi nga afër koncertin e tij

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 11:31 | Nga

Një nga artistet më të suksesshme shqiptare padyshim se është Dua Lipa.

Përpos koncerteve të shumta që është duke realizuar anembanë botës, Dua kësaj radhe ka shkuar në koncertin e një nga reperëve më të famshëm në botë, shkruan lajmi net.

Fjala është për reperin shqiptar, Arian Asllanin i cili njihet si, Action Bronson ku jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një nga postimet e saj, Lipa ka pozuar pranë tij teksa tregon se ka shkëlqyer në performancën që bëri.

Ndryshe, së shpejti dalin në shitje edhe biletat e koncertit të Dua Lipës që do të mbahet në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme