Dua Lipa i prin listës për të realizuar këngën e filmit të ardhshëm të James Bondit

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 13:11 | Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se është e para në listë për të realizuar këngën kryesore të filmit të ardhshëm të James Bondit.

Ylli kosovar me hitin “New Rules” arriti të dominojë në top-listat e gjithë botës, ndërsa tani, sipas “Capital FM”, është para Ed Sheeranit e Jessie J në listë për realizimin e këngës së filmit prestigjioz.

Filmi i 25-të i Bondit pritet të lansohet në nëntor, raporton koha.net.

Nëse raportimet janë të vërteta, Dua u bashkohet yjeve si Madonna, Adele, Tina Turner dhe Shirley Bassey që më parë kishin realizuar këngë për filmin e agjentit të famshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme