Dua Lipa, projekt gjigant me Jaguar

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 18:58 | Nga

Më 3 shtator këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do ta publikojë projektin e saj gjigant të realizuar me kompaninë prestigjioze të veturave Jaguar.

Ajo bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se projekti në fjalë i përket teknologjisë së lartë të muzikës.

Ylli botëror me prejardhje nga Kosova ndër të tjera shkruajti se është e emocionuar për projektin që po e zhvillon me prodhuesin e veturave Jaguar. Dua thekson se ajo mezi pret të zbulojë gjithçka më 3 shtator.

“Unë e di që do të ju pëlqejë bashkëpunimi i realizuar, në projektin e lartë të teknologjisë në muzikë “.

Këngëtarja e hitit “Be the One “, po ec suksesshëm në rrugën muzikore. Momentalisht është ndër emrat më të kërkuar në show- bizin botëror.

Lipa ishte edhe pjesë e MTV Music Awards 2018, së bashku edhe me Rita Orën dhe Bebe Rexhen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme