Dua Lipa projekt të ri muzikor: Jam e emocionuar dhe nervoze

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa po punon për sjelljen e projekti të ri muzikor.

Këngëtarja me origjinë shqiptare njoftoi fansat për lajmin e mirë me anë të një postimi në Instagram.

Dua u shpreh se është shumë e emocionuar dhe nervoze.

“Këtë foto e realizova vetëm disa muaj para publikimit të albumit tim të parë. Tani unë po numëroj ditët mbrapsht për t’ju sjellë juve një projekt të ri muzikor. Jam shumë nervoze dhe e emocionuar për këtë kapitull të ri. Shpresoj t’ju pëlqejë po aq sa edhe mua. Ju premtoj se po punoj shumë për t’ju sjellë diçka të veçantë. Ju dua shumë dhe faleminderit për gjithçka,”-shkroi Dua në postimin e shoqëruar me një foto të sajën.

Këngët e 23-vjeçares kanë rezultuar shumë të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar dhe këtë vit u shpërblye me dy çmime Grammy për punën e saj.

This was a few months after I released my first album. Now as im on the countdown to bring you new music im beyond…

Posted by Dua Lipa on Monday, May 6, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme