Dua Lipa publikon fotografitë nga MET GALA, princesha që mori vëmendje

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në New York u mbajt eventi më i madh i modës, MET GALA.

Ngjarja që çdo vit merr vëmendje, veçmas parakalimi i yjeve në tapetin e kuq.

Për herë të parë në këtë event madhor mori pjesë këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo mbrëmë u paraqit në një veshje të punuar nga Versace, ndërsa befasoi me ndryshimin drastik, pasi që ajo u shfaq si një flokëgjatë.

Vet ylli ka ndarë disa imazhe nga kjo ngjarje në llogaritë e saj sociale, ku duket më të vërtetë mahnitëse.

Të ngjashme