Dua Lipa publikon klipin e ri “Fever” në bashkëpunim me Angele

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar klipin e këngës “Fever”.

Kënga e cila vjen në bashkëpunim me këngëtaren belge, Angele, është pritur shumë mirë nga fansat e shumtë të dyshes.

Klipi i këngës është xhiruar në Londër, teksa në të dy vajzat shfaqen mjaft atraktive dhe me stil teksa interpretojnë këngën e tyre të përbashkët.

Mediumi britanik The Sun kishte raportuar javë më parë se xhirimet e klipit “Fever” ishin ndërprerë, për shkak se Dua dhe stafi i saj kishin shkelur rregullat e COVID-19 gjatë xhirimeve.

“Future Nostalgia” i Dua Lipës është albumi më i dëgjuar i vitit 2020 në Spotify i një artisteje femër

Mirëpo vet artistja me prejardhje nga Kosova e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk është e vërtetë që policia ndërpreu xhirimet dhe se ka nisur një procedurë gjyqësore ndaj mediumit në fjalë.

Dua përndryshe ka qenë shumë aktive këtë vit në muzikë, duke publikuar në mars albumin e saj të dytë “Future Nostalgjia”, i cili aktualisht renditet si albumi i më i dëgjuar i vitit në Spotify i një artisteje femër.

Të ngjashme