Dua Lipa së shpejti vjen në bashkëpunim me reperin DaBaby

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa tashmë i ka bërë bashkë yjet e muzikës, Madonna, Missy Elliot dhe producenten The Blessed Madonna, për ta sjellë një version remix të këngës së saj “Levitating”. Por, kush mund të jetë bashkëpunëtori i saj i radhës?

Së fundmi këngëtarja me prejardhje kosovare e bëri të ditur lajmin se reperi, DaBaby do të jetë bashkëpunëtori i saj i ardhshëm në realizimin e një remixi të ri të këtij hiti, që pritet të lansohet të premten më 2 tetor, transmeton Koha.

Ndërkaq, mbrëmë ylli i hitit “Don’t Start Now” e postoi një video në Instagramin e saj, përmes së cilës e paralajmëron këtë bashkëpunim me reperin e famshëm.

Të ngjashme