Dua Lipa shfaq barkun e saj të tonifikuar para pasqyrës

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një ‘selfie’ ku paraqitej kryesisht e zhveshur para pasqyrës të martën.

Ylli i popit publikoi fotografi të shumta në Instagram dhe Twitter duke përfshirë një pamje seksi të sajën me një bluzë të zezë dhe një palë mbathje që përputheshin me ngjyrën e bluzës.

Dua ngriti bluzën lartë për të treguar barkun e saj të sheshtë dhe të tonifikuar në pasqyrë, shkruan DailyMail.

“Liquorice Allsorts”, shkroi Lipa në mbishkrimin e këtyre fotografive për 59.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe 7.1 milionë në Twitter.

Këngëtarja fituese e Çmimeve “Grammy” gjithashtu publikoi disa fotografi të qenit të saj të zi në prehrin e saj ndërsa hipte në një automjet me palma në sfond.

Dua tregoi në Instagram se po postonte fotografi nga Los Angeles.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme