Dua Lipa shijon pushimet me “kunatën” Bella Hadid në Ibiza

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Ajo së fundmi ka shijuar pushimet në Ibiza me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe motrën e tij Bella.

Dua Lipa duket se po e përjeton ditët më të mira, teksa publikoi një mori fotografish atraktive në Instagramin e saj të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 25 vjeçe, dukej sensacionale në fotografi teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë vjollce prej mëndafshi, të cilat zbulonin barkun e saj të tonifikuar.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Bella, 24 vjeçe, gjithashtu tregoi figurën e saj trupore teksa kishte veshur një palë bikini ngjyrë portokalli dhe kishte vendosur një shami në kokë të kombinuar me një zinxhir ari rreth barkut të saj.

Supermodelja dhe këngëtarja e hitit “New Rules” shfrytëzuan sa më shumë motin me diell, ndërsa trajtoheshin me nga një pije alkoolike për një pasdite të përbashkët.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Duke vënë në kokë një kapele bejsbolli, Dua i buzëqeshi kamerës teksa tregonte pijen e saj me shije frutash.

Në një tjetër pamje, interpretuesja e hitit “Physical” u shfaq e veshur me një korse të bardhë dhe xhinse të zeza teksa pozonte me flokët e lidhura lart në një model simite.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo e kombinoi pamjen e saj me një palë këpucë të gjelbra, të cilat përputheshin me thonjtë e saj.

Në imazhet e tjera në postimin e bërë nga këngëtarja shqiptare në Instagram, ajo mund të shihet duke shijuar pjesën tjetër të pushimeve me të dashurin dhe motrën e tij.

Të ngjashme