Dua Lipa shkëlqen në Las Vegas

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 11:37 | Nga

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e së dielës, në “Billboard Music Awards”, në Las Vegas.

22 vjeçarja kishte veshur një fustan vjollcë, mjaft të hapur në pjesën e përparme.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka publikuar disa fotografi nga kjo ngjarje në rrjetin social Facebook, të cilat i ka shoqëruar me disa zemra ngjyrë vjollcë.

Ajo ka publikuar së fundmi klipin e këngës “One Kiss”, që deri tani ka marrë 66 milionë klikime në Youtube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme