Dua Lipa sjell koncertin virtual në fund të nëntorit

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa i ka ftuar fansat ta shoqërojnë në koncertin virtual me titull “Studio 2054”, i cili do të transmetohet live më 27 nëntor të këtij viti.

Kantautorja me prejardhje kosovare dhe me famë botërore, po iu ofron adhuruesve mundësinë ta shohin duke interpretuar live në këtë kohë kur koncertet fizike janë pezulluar anembanë botës, si pasojë e koronavirusit.

Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Kështu, ata do të ketë mundësi ta shohin idhullin e tyre duke performuar në një koncert virtual, një eksperiencë kjo e re për publikun.

Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë.

Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.

Dua Lipa, më 30 tetor lançoi këngën e re me titull “Fever”, në bashkëpunim me artisten belge, Angèle. Kësaj kënge pritet t’i publikohet edhe një videoklip këtë të premte.

Të ngjashme