Dua Lipa thotë se testohet rregullisht për Coronavirus

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka thënë se po testohet rregullisht nëse është e prekur në koronavirus.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Rolling Stone”, këngëtarja e famshme botërore me prejardhje nga Kosova, ka folur për shumë projekte dhe plane të saj, duke thënë se nuk e kishte menduar se këngët e saj nga albumi “Future Nostalgia” do të bëheshin hite në kohën kur e gjithë bota ishte e karantinuar si pasojë e pandemisë.

Revista e famshme “Rolling Stone” ka realizuar edhe një fotosesion të mahnitshëm me këngëtaren shqiptare në të cilat ajo shfaqet më provokuese se ndonjëherë më parë.

Revista vë theksin edhe tek 6 nominimet e saj për “Grammy Awards” dhe albumin e saj të fundit i cili e ka bërë Duan këngëtaren më të dëgjuar në Spotify dhe këngëtaren e tretë më të transmetuar në planet.

Dua Lipa në këtë intervistë të gjatë ka folur edhe për të parët e saj duke treguar se si gjyshi i saj nga babai ka qenë historian.

“Kur Kosova u okupua, forcat serbe i kanë kërkuar atij të shkruante historinë. Ai refuzoi dhe për këtë arsye e humbi edhe punën”, ka shpjeguar ajo ndër të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme