Dua Lipa thyen rekord të ri – paralajmëron diçka të re së shpejti

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 09:21 | Nga

Këngëtarja me renome botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është shpallur artiste femër e para dhe e vetmja në histori si më e dëgjuar në shërbimin e njohur digjital të muzikës, Spotify.

Llogaria e famshme e showbizit në Twitter, Music News Facts, përmes një postimi ka bërë të ditur se 4 këngët e prishtinases 23 vjeçe kanë arritur mbi 500 milionë dëgjime në këtë shërbim digjital të muzikës.

Gjithashtu, Lipa ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagrami se brenda 12 ditëve do të sjellë diçka të re.

“Okk ok OK!!! Faleminderit që dëgjoni këngët e mia! Kjo është çmenduri. Brenda 12 ditëve kam diçka të re për ju. Mbahuni fort”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme