Dua Lipa tregon arsyen pse fshiu imazhet në Instagram para publikimit të këngës së re

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa javë më parë kishte hequr gjitha postimet nga profili i saj.

Dua Lipa kishte befasuar gjithë fansat e saj me veprimin e ndërmarrë disa ditë para se të publikonte këngën e fundit ‘Don’t start now’, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte fshirë gjithë postimet e saja në Instagram, për çka në media spekulohej për disa versione disa thanë se ajo është ndarë nga i dashuri të tjerë thanë ju ka hakuar llogaria.

Por, Dua tani përmes një interviste me Fitzy & Wippa sqaroi gjithçka

“(Fshirja e postimeve) ishte më shumë argëtuese. Po nisja një album të ri, doja të filloja e freskët, ato kujtime do të jenë gjithmonë aty. Unë jetoj përmes tyre dhe nuk do t’i harroj kurrë” tha këngëtarja.

Të ngjashme