Dua Lipa tregon se u kërcënua me jetë nga fansat e Taylor Swift

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 22:04 | Nga

Dua Lipa kohëve të fundit po shënon sukses të jashtëzakonshëm në fushën muzikore, ku talenti i saj po shpërblehet me çmimet më të rëndësishme muzikore.

Mirëpo, jo gjithçka ka ecur mirë për këngëtaren, pasi duket se ka pasur probleme me disa fansa të frikshëm të këngëtares Taylor Swift.

Gjatë intervistës së fundit për revistën “Rolling Stone”, ylli shqiptar i muzikës ka zbuluar se ka marrë kërcënime me vdekje pasi gjatë një interviste kohë më parë, kishte zgjedhur reperin Kanye West si më të pëlqyerin e saj, në vend të Taylor Swift.

“Ata më kanë dërguar emotikone gjarpërinjsh për tre ditë me radhë. Më thosgin: ‘Shpresoj që ti të vdesësh’. Unë thjeshtë nuk i kam kthyer asgjë”, ka rrëfyer Dua.

Ajo ka shtuar se kurrë nuk kishte menduar se ka mosmarrëveshje mes dy këngëtarëve kur i ishte kërkuar që të zgjedh mes tyre.

Të ngjashme