Dua Lipa tregon sekretin e linjave trupore

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë shumë e angazhuar dhe aktive me projekte muzikore.

Derisa po shijon sukseset e albumit të ri, ajo po përgatitet për një projekt tjetër muzikor që pritet ta publikojë gjatë verës.

Krahas projekteve të suksesshme, artistja 24-vjeçare komentohet mjaft shumë edhe për fizikun e saj atraktiv.

Se si po arrin të mbajë në formë linjat trupore, e ka treguar më së miri përmes një video që ka ndarë së fundmi në llogarinë personale, Instagram.

E njëjta vjen në top-formë gjersa ka vënë në dukje linjat e saj gjatë ushtrimeve që ka bërë në kushte shtëpie.

“Rituali i ditës”, ka shkruar Lipa ku tregon se çdo ditë bën ushtrime për t’u përkujdesur për trupin e saj.

Dua po kalon kohë të mirë në Londër me të dashurin e saj, Anwar Hadid, derisa ky i fundit u raportua se do jetë pjesë e këngës së re të këngëtares.

Të ngjashme