Dua Lipa vazhdon t’i thyejë rregullat e bllokimit, duke vizituar familjarët e organizuar ndeja

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ajo duket se nuk po i përfill ligjet e bllokimit, pasi në fillim të kësaj jave ajo dhe i dashuri i saj Anwar Hadid vizituan shtëpinë e prindërve të saj për darkë të martën në mbrëmje.

Dua Lipa duket se ka thyer rregullat edhe një herë, ndërsa mori pjesë në një ndejë grilli me familjen të enjten për të festuar ditëlindjen e 19-të të motrës së saj, Rina, shkruan DailyMail.

Krijuesi i hitit “New Rules”, 24 vjeçare, publikoi disa fotografi në rrjetin social Isnstagram, të cilat tregonin veten e saj dhe Anwarin, teksa festojnë së bashku në familjen e tyre pa ruajtur disatncën sociale.

Fotografitë përfshijnë Duan duke pozuar me motrën e saj, me modelin e ri të flokëve me ngjyrë të kuqe, që dëshmon se fotografitë janë realizuar kohët e fundit.

Një imazh tjetër tregon Duan duke buzëqeshur mes nënës së saj dhe vëllait të vogël, ndërsa ylli ndau fotografi të tjera të familjes së saj që shiheshin në kopsht.

Për Rinën ishte përgatitur një torte e madhe me qirinj, në përvjetorin e saj të 19-të.

Në një fjalim drejtuar kombit të dielën, Kryeministri Boris Johnson njoftoi se Britanikët mund të vizitojnë një gjyshër ose një të dashur nga jashtë shtëpisë së tyre, nëse ata ulen dy metra larg dhe mbeten jashtë shtëpisë aty pranë.

Dua dhe i dashuri i saj përndryshe janë duke jetuar së bashku në një shtëpi me qira në Londër, pasi e gjetën apartamentin e tyre të shkatërruar nga punimet që kishin bërë fqinjët e tyre në banesën ngjitur. 

Të ngjashme