Dua Lipa viziton Universitetin e Kembrixhit, tregon se si është të jesh një femër e re në industrinë e muzikës

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Ajo është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare me famë botërore dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.

Fjala është për Dua Lipën, e cila është rikthyer fuqishëm në ‘epokën e re’, ndërsa pritet që së shpejti të sjell albumin e ri.

“Të hënën isha në Universitetin prestigjioz të Kembrixhit për të bërë një fjalim në lidhje me si është të jesh një grua e re në industrinë e muzikës, shqyrtimi i veçantë që artistet femra i nënshtrohen mediave dhe rrjeteve sociale, çfarë mund të bëjmë për të bërë një ndryshim dhe çfarë mund të bëjmë ne si shoqëri për të thyer normat gjinore”.

“Prindërit e mi ishin thjesht të lumtur që më në fund ia dola të shkoja në universite”, ka shkruar ajo në postimin e radhës që bëri në Instagram pas pauzës që kishte në rrjetet sociale.

Dua po ashtu këto ditë është kthyer në rrjetet sociale dhe përveç albumit, ajo ka nisur xhirimet edhe video projektit më të ri muzikor, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, “Swan Song”, është projekti i fundit i lansuar nga ylli shqiptar dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 53 milionë klikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme