Dua Lipa vjen me klipin e ri “New Rules” (Video)

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 13:32 | Nga

Dua Lipa po e vërteton se është e pandalshme. Bukuroshja nga Prishtina ka publikuar videoklipin e ri të saj i cili titullohet “New Rules”.

Klipi tashmë po pëlqehet qysh në momentet e para nga publiku ndërkombëtar, që e vlerëson lart artisten shqiptare.

Projekti është në kuadër të albumit të këngëtares i cili pritet të publikohet shpejt për tregun mbarë botëror.

Dua Lipa ka qenë një nga këngëtaret më të suksesshme të këtij viti me shumë prodhime të suksesshme muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme