Dua Lipa zbulon data e turneut “Future Nostalgia” në Amerikë

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e fundit “Future Nostalgia”, i cili u publikua në mars të vitit 2020.

Ndonëse situata me pandeminë Covid-19 në botë ishte alarmante, albumi u mirëprit nga adhuruesit e artistët ndërsa qëndroi në top-listat botërore me javë të tëra.

Së fundi, 26-vjeçarja ka zbuluar edhe data e turneut botëror 2022 të “Future Nostalgia” pas një pauze të gjatë.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare në Instagram, këngëtarja shqiptare me famë botërore, u shpreh e entuziazmuar për njoftimin e turneut.

Dua po ashtu njoftoi se bashkë me të do të jenë edhe disa emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si: Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai

“Më në fund po ndodh!!!!Ne kemi lansuar data për turneun Future Nostalgia në Amerikë. Jam shumë e entuziazmuar të ju shoh atje dhe po sjelli edhe grupin e vajzave me vete Megan Three Stallion, Caroline Polachek dhe Lolo Zouai. Biletat në shitje të premten në ora 12 sipas kohës locale”, ka shkruar Dua në postimi.

Ndërkohë, javën e kaluar Dua ka lansuar në versionin “remix” këngën “Cold Heart” në bashkëpunim me Elton John dhe The Blessed Madonna. /Telegrafi

Të ngjashme